The Washington Post, i ka kushtuar një artikull vizitës së kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca në Hagë.
WP raporton për qëndrimet e kryeparlamentarit ndaj Gjykatës Speciale, lidhur me procesin gjyqësor, shkruan Gazeta Sinjali.
Mes tjerash, WP shkruan se Konjufca ka kritikuar procesin i cili po zhvillohet, kjo për shkak të kohëzgjatjes.
“Një zyrtar i lartë i Kosovës kritikoi të premten kohëzgjatjen e procesit të gjyqit të Speciales për ish-luftëtarët e burgosur për pavarësi të akuzuar për krime lufte gjatë dhe pas luftës 1998-1999 në vendin ballkanik.Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është nisur për në Hagë të Holandës, për t’u takuar me pesë ish-udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli“, shkruan WP.
Konjufca shtoi kritika duke i përmendur të drejtat e të dyshuarve për t’u gjykuar “brenda kornizës më të arsyeshme kohore të mundshme”.
“Nuk po e shohim këtë në Gjykatën Speciale”, u tha Konjufca gazetarëve.
Ai është lideri i parë i lartë kosovar, që viziton të dyshuarit për krime lufte.
Konjufca sot ka takuar ish-kryeparlamentarin, Jakup Krasniqi dhe Pjetër Shalën.
Ndërsa nesër, Konjufca do t’i takojë ish-presidentin Thaçi, ish-kreun e PDK-së, Kadri Veseli dhe ish-udhëheqësit e OVL-UÇK-së, Gucati e Haradinaj.