image Walker: Vuçiq ishte ministër i Millosheviqit, pse nuk ka asnjë aktakuzë për të?

Kosovë

Walker: Vuçiq ishte ministër i Millosheviqit, pse nuk ka asnjë aktakuzë për të?

news image

Ish-kreu i misionit verifikues të OSBE në Kosovë, William Walker, ka thënë se ish-drejtuesit e UÇK-së po hetohen padrejtësisht në Hagë, pasi qëllimi i luftës se tyre ishte çlirimi i vendit, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Walker, presidentin serb Vuçiq, që ka qenë ministër i Millosheviqit dhe nuk është akuzuar asnjëherë në gjithë këto vite.

“Sipas mendimit tim nuk ka pasur përpjekje të ngjashme ndaj palës serbe. Së fundmi pati zgjedhje në Serbi, dhe zoti Vuçiq është akoma në pushtet. Por Vuçiq ishte propagandues, ishte ministër i informacionit të Millosheviqit, gjatë periudhës më të keqe të gjenocidit. Nuk kam dëgjuar që askush ta akuzojë atë për asgjë, në asnjë lloj procesi ligjor dhe e shoh situatën shume asimetrike. Dy palët po trajtohen në mënyra të ndryshme. Ironia është se pala fituese po paguan çmimin dhe pala humbëse, Serbisë nuk po i kërkohet përgjegjësi për krimet e tmerrshme që ka kryer, për të cilat njerëzit e misionit tim ishin dëshmitarë”, u shpreh Walker në Euronews Albania.

Tutje, Waker tha se Kosova dhe Serbia nuk janë trajtuar njësoj, pasi Serbisë nuk po i kërkohet përgjegjësi për mizoritë që ka kryer në Kosovë.

“Zyrat e prokurorisë speciale pretendojnë se krimet e luftës, mizoritë u kryen nga UÇK dhe tani ata po përpiqen të hetojnë disa njerëz të cilët i kanë identifikuar si fajtorë… po flasim për 5 luftëtarë që kanë shkuar në Hagë, përfshirë presidentin Thaçi dhe ish-kryetarin  e parlamentit, Kadri Veseli. Një prej tyre ishte komandant në terren, Jakup Krasnqi, të cilin e njoh e kam takuar disa herë gjatë luftës. Ai nuk ka qenë luftëtar në gjykimin tim, ka qenë zëdhënës i UÇK-së dhe Thaçi nuk ishte një luftëtar, ishte një drejtues politik i organizatës. Të dëgjosh se për 7 orë pati bastisje në shtëpitë e tyre dhe më shumë në shtëpinë e Krasniqit, e shoh të gjithë procesin të çuditshëm”, u shpreh ai./Gazeta Sinjali/