image Walker për akuzat ndaj UÇK-së: Kosova dhe Serbia nuk po trajtohen njësoj

Kosovë

Walker për akuzat ndaj UÇK-së: Kosova dhe Serbia nuk po trajtohen njësoj

news image

Ish-kreu i misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, thotë se ish-drejtuesit e UÇK-së po hetohen padrejtësisht në Hagë, pasi qëllimi i luftës se tyre ishte çlirimi i vendit, shkruan Gazeta Sinjali.

Walker, që ishte dëshmitar i masakrës së Reçakut, thotë se termi terrorist nuk mund të përdoret për të përshkruar UÇK-në, por ushtrinë dhe paramilitarët serbë si Arkani.

“UÇK është siç e thotë emri i saj. UÇK ishte një grup të rinjsh kryesisht, të cilët nuk e duruan më shtypjen dhe  krimet e luftës qe po kryheshin nga qeveria e Beogradit. Ata morën armët të mbronin veten e tyre, fshatrat dhe të mbronin familjet e tyre dhe rezultat i kësaj ishte luta. Mendoj se është një përdorim i çuditshëm i fjalës terrorist, për të përshkruar UÇK. Fjalën terrorist do ta përdorja për ushtrinë serbe, policinë, paramilitaret, tipat si Arkan dhe grupet e tij të milicive që kryen akte vërtetë të tmerrshme në Kosovë”, ka thënë Walker për  Euronews Albania. /Gazeta Sinjali/