image Walker i reagon Vuçiqit për Masakrën e Reçakut

Kosovë

Walker i reagon Vuçiqit për Masakrën e Reçakut

news image

William Walker i kundërpërgjigjet ashpër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pasi ky i fundit kishte thënë se Walker e “kishte falsifikuar” Masakrën e Reçakut, transmeton Gazeta Sinjali.

Gjatë një interviste për BBC, Walker ka thënë se deklaratat e tilla është puna që Vuçiq e ka bërë gjithmonë gjatë karrierës së tij si politikan dhe ministër i Sllobodan Millosheviqit.

“Kur Vuçiq ose ndonjë makinë tjetër propaganduese përpiqet të më përshkruajë mua si një njeri që ka ndryshuar pozicionin rreth të drejtave të njeriut, e kanë gabim. Ata duhet të kuptojnë se unë luftoj për të drejtat e njeriut kudo, në Kosovë, edhe për komunitetin serb në Slloveninë Lindore”, është shprehur Walker.

Ndër të tjera, Walker ka thënë se beson që është i mundshëm pajtimi në mes të shqiptarëve dhe serbëve.

Kujtojmë se Vuçiq në dhjetorin e vitit 2019 e kishte akuzuar William Walker se kishte falsifikuar historinë e Masakrës së Reçakut. /Gazeta Sinjali/