image VV-së i dështon konstituimi i komisionit hetimor për tekstet shkollore - nuk pati kuorum

Politikë

VV-së i dështon konstituimi i komisionit hetimor për tekstet shkollore – nuk pati kuorum

news image

Në mungesë kuorumi, ka dështuar të bëhet konstituimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024 .

Deputeti Armend Muja ka deklaruar se komisioni i formuar nga opozita është për të vërtetuar fakte të pa baza dhe pa vend.

“Kërkesa është bërë para një jave nga kryesuesi i këtij Komisioni, Shemsedin Dreshaj dhe sot nuk është i pranishëm. Plani ka paraparë që deri në fund të korrikut të intervistohen të gjithë dëshmitarët. Pasi ftesat janë dërguar tek të gjithë dëshmitarët, e shohim që kryesuesi nuk ka ardhur dhe as zëvendës kryesuesi. Vështirësitë që i ka opozita për me i vërtetu faktet e tyre të pa baza. Ne nuk duhet të jemi shkaktar për të propozuar komisione vend pa vend. Komisionet kërkojnë mprehtësi të gjetjeve të fakteve dhe kërkojnë shumë punë. Ne kemi dashur që të tregojmë faktet e këtij komisioni hetimor”, tha Muja.

Në komision ishin të pranishëm vetëm katër deputetë nga radhët e VV-së, Armend Muja, Mefail Bajqinovci, Arjeta Fejza dhe Arbër Rexha.

/GazetaSinjali/