image VV nesër do të dorëzojë kallëzim penal për 'abuzimin me furnizim të oksigjenit'

Drejtësi

VV nesër do të dorëzojë kallëzim penal për ‘abuzimin me furnizim të oksigjenit’

news image

Vetëvendosje ka paralajmëruar se nesër do të dorëzojë kallëzim penal në Prokurorinë Speciale lidhur me abuzimin me furnizim me oksigjen medicinal për spitalet e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi nga VV, gjersa është treguar se dorëzimi do të bëhet në orën 11:00, e pastaj është paralajmëruar edhe prononcim për media.

Ndryshe, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, dje në raportim në Komisionin për Shëndetësi ka pranuar se kanë pasur problem me furnizim me oksigjen, por sipas tij, ky problem tashmë është tejkaluar. /Gazeta Sinjali/