image VV: Në vendin ku janë varrosur 700 shqiptarë, Serbia ka filluar ndërtimin e një kishe ortodokse

Kosovë

Reagim/ VV: Në vendin ku janë varrosur 700 shqiptarë, Serbia ka filluar ndërtimin e një kishe ortodokse

news image

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas fillimit të ndërtimit të një kishe ortodokse në Batajnicë të Beogradit, shkruan Gazeta Sinjali.

Vetëvendosje thotë se kjo kishë po ngritet në varrezat e 700 shqiptarëve.

“Në Batajnicë të Beogradit, në vendin ku janë varrosur 700 trupa të shqiptarëve, Serbia ka filluar ndërtimin e një kishe ortodokse. Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka dënuar këtë veprim duke e konsideruar akt përçmimi të Serbisë ndaj viktimave shqiptare të këtij akti gjenocidal të Serbisë”, thuhet në reagimin e VV-së./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/vetevendosje/photos/a.10152026343572000/10156834200702000/?type=3&theater