Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas fillimit të ndërtimit të një kishe ortodokse në Batajnicë të Beogradit, shkruan Gazeta Sinjali.
Vetëvendosje thotë se kjo kishë po ngritet në varrezat e 700 shqiptarëve.
“Në Batajnicë të Beogradit, në vendin ku janë varrosur 700 trupa të shqiptarëve, Serbia ka filluar ndërtimin e një kishe ortodokse. Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka dënuar këtë veprim duke e konsideruar akt përçmimi të Serbisë ndaj viktimave shqiptare të këtij akti gjenocidal të Serbisë”, thuhet në reagimin e VV-së./Gazeta Sinjali/