image VV lë bosh karriget në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës

Politikë

VV lë bosh karriget në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës

news image

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka mbajtur sot një seancë të jashtëzakonshme, me vetëm një pikë në rend dite – shqyrtimi i projekt-dokumentit të Planit Zhvillimor Komunal për periudhën 2025-2033.

Seanca, e cila ishte paraparë të fillojë në orën 10:00, është karakterizuar me tensione politike dhe mungesë konsensusi mes partive, pasi Grupi i Asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës vendosi ta bojkotojë atë.

Arsyeja e bojkotit lidhet me kundërshtimet që ky subjekt politik ka ndaj draftit aktual të planit, të cilin e konsiderojnë të dëmshëm për zhvillimin urban dhe mjedisor të kryeqytetit.

“Ky draft aktual i PZHK-së, me 28 komente negative nga MMPHI, ndër të tjera parashikon zgjerim të zonave ndërtimore në mënyrë të pakontrolluar, projekton rrugë që kalojnë nëpër toka bujqësore të cilësisë së lartë dhe rrezikon zonat e mbrojtura ujore.

Për këtë arsye, Grupi i Asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje nuk do të marrë pjesë në këtë seancë klandestine të thirrur nga kryetari në ikje. Ne refuzojmë të bëhemi pjesë e një procesi joligjor, joprofesional dhe të dëmshëm për Prishtinën”, thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/