image VV del kundër mocionit të opozitës për raportim të kryeministrit Kurti për dialog

Politikë

VV del kundër mocionit të opozitës për raportim të kryeministrit Kurti për dialog

news image

Ushtruesja e detyrës së Shefes se Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, është shprehur kundër mocionit të opozitës që në rend të ditës të futet raportimi i kryeministrit Albin Kurti për marrëveshjen e Brukselit, të cilën e ka pranuar zyrtarisht të hënën.

Deputetja e VV-së ka kritikuar fjalimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për mocionin, duke thënë se ai ka mbajtur fjalim patetik.

“Mocionin e kombinuar me fjalim patetik të z.Abdixhiku para deputetëve ja rekomandoj ta bëjë në selinë e LDK-së, për asye se z.Abdixhiku jo që filloi të diskutojë për rëndësinë e mocionit por filloi të bëjë analizë të marrëveshjes. Gjë që nuk e kishim dëgjuar të bëjë analizë komperative të marrëveshjeve të nënshkruara nga subjekti i tij në 2015, pastaj në 2020 dhe për dëmet apo regresin në procesin e dialogut. Rrjedhimisht para se të ngris alarmin për një marrëveshje të dakorduar në parim duhet të ja rikujtoj z.Abdixhiku se nga e njëjta foltore ka dalë dhe e ka akuzuar kryeministrin Kurti dhe qeverinë Kurti për izolim të Kosovës”, ka thënë ajo.

Ajo ia ka rikujtuar opozitës dhe të parit të LDK-së se ata e kanë ndalur debatin e kaluar parlamentar për çështjen e dialogut.

“Ne si Grup Parlamentar e konsiderojmë se një debat i tillë për dialogun është i paqëndrueshëm në kohen kur kryeministri nuk është këtu”, ka thënë Kusari-Lila.

/GazetaSinjali/