Familjarë, miq dhe qytetarë do të mblidhen sot për t’u dhënë lamtumirën e fundit tre mërgimtarëve nga Vushtrria, të cilët humbën jetën në aksidentin e rëndë në Maqedoninë e Veriut.
Pas namazit të ikindisë, në varrezat e fshatit Studime do të zhvillohet ceremonia mortore për Ejup Tërnavën, Xheneta Tërnavën dhe Fatmire Shabanin, të cilët humbën jetën tragjikisht teksa po ktheheshin nga Aeroporti i Shkupit drejt Kosovës.
Vdekja e tyre ka tronditur familjarët dhe komunitetin, ndërsa Komuna e Vushtrrisë ka shpallur ditë zie në nderim të viktimave të këtij aksidenti.
Tre qytetarët humbën jetën në një përplasje të rëndë rrugore, duke lënë pas dhimbje të madhe te familjet dhe të afërmit e tyre. Tragjedia ka nxitur reagime të shumta dhe mesazhe ngushëllimi nga figura publike e institucione.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!