image Vushtrria me masa të reja: Jo më shumë se 15 konsumatorë në të njëjtën kohë në markete

Kosovë

Covid-19/ Vushtrria me masa të reja: Jo më shumë se 15 konsumatorë në të njëjtën kohë në markete

news image

Komuna e Vushtrrisë ka ndërmarrë masa të reja për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në këtë qytet.

Kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur për masat e reja që ka ndërmarrë Vushtrria.

“Jo më shumë se 15 konsumatorë në të njejtën kohë në market. Marketet janë të obliguara që vet me stafin e tyre të kujdesen për mbajtjen e distancës. Mbikëqyrjen e zbatimit të këtij vendimi do ta bëj Drejtoria e Inspektimeve – Inspektorati kompetent në bazë të ligjit në fuqi”, thuhet në njoftimin e tij.

Deri tani në Vushtrri janë konfirmuar 9 raste të infektuar me koronavirus.

Ky është postimi i plotë i kryetarit të Vushtrrisë, Xhafer Tahirit:

Me qëllim të ndërmarrjes së masave preventive në Komunën e Vushtrrisë, si dhe bazuar në informatat zyrtare për infektim me koronavirus COVID – 19 të dy qytetarëve në fshatin Smrekonicë për edhe mundësisë së përhapjes edhe në vendet tjera në Komunën e Vushtrrisë, Shtabi Emergjent komunal, në mbledhjen e mbajtur më 06.04.2020, ka aprovuar masat e reja për Marketet dhe bizneset shërbyese.

– jo më shumë se 15 konsumatorë në të njejtën kohë në market;
– Marketet janë të obliguara që vet me stafin e tyre të kujdesen për mbajtjen e distancës
– Mbikëqyrjen e zbatimit të këtij vendimi do ta bëj Drejtoria e Inspektimeve – Inspektorati kompetent në bazë të ligjit në fuqi./Gazeta Sinjali/