image Vushtrri: Xhaxhai kërcenon nipin, Policia kryen bastisje dhe sekuestron armët e të dyshuarit

Siguri

Vushtrri: Xhaxhai kërcenon nipin, Policia kryen bastisje dhe sekuestron armët e të dyshuarit

news image

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë, por ndodhë që edhe anëtarët tjerë të familjes të kërkojnë ndihmë në Polici, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur së fundmi në një familje në Vushtrri, saktësisht në fshatin Stanoc i Ulët, ku një person ka kërkuar ndihmën e Policisë dhe ka denoncuar axhën e tij.

Sinjali mëson se viktima ka raportuar se axha i tij përmes nënës së tij e ka kanosur verbalisht.

Konflikti verbal dyshohet se ndodhi pas një mosmarrëveshje mes tyre, ku si rezultat i denoncimit, Policia ka kryer bastitsje tek shtëpia e të të dyshuarit, me ç’rast i është gjetur një pushkë gjahu dhe një sasi e konsiderueshme e municionit të llojeve të ndryshme.

Me urdhër të Prokurorit është iniciuar rasti për “Kanosje” dhe “Mbajtje të paautorizuar të armës”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/