image Vushtrri, një person bie nga kati i tretë i një banese në ndërtim

Siguri

Vushtrri, një person bie nga kati i tretë i një banese në ndërtim

news image

Një incident i rëndë ka ndodhur sot në Vushtrri, ku një person ka pësuar lëndime pasi ka rënë nga kati i tretë i një objekti që ishte në ndërtim e sipër, raporton Sinjali.

Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur gjatë punimeve në objekt, ndërsa viktima dyshohet se ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga lartësia.

Menjëherë pas rastit, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet emergjente dhe Policia, ndërsa i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.

Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e personit të lënduar, teksa autoritetet kompetente kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e incidentit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/