image Vullkani Etna shpërthen në Itali, rrjedhje llave dhe tym nga mëngjesi i sotëm

Botë

Katania/ Vullkani Etna shpërthen në Itali, rrjedhje llave dhe tym nga mëngjesi i sotëm

news image

Etna, vullkani më aktiv i Evropës, ka shpërthyer sot në orën 07:50 në Itali. Rrjedhje llave dhe tym janë parë në kraterin që vijon të jetë në aktivitet.

Instituti i gjeofizikës dhe vulkanologjisë në Katania bën të ditur se nga Etna “është vënë re prezenca e dy flukseve të vogla llave”.

Sipas tij, aktiviteti vullkanik që ka nisur në mëngjes nuk paraqet rrezik për njerëzit.

Ndërkohë, aeroporti ndërkombëtar i Katanias, mbetet funksional, me kufizimet e vetme ato që kanë lidhje me emergjencën e koronavirusit. /Gazeta Sinjali/