Toka nuk është e qetë. Vullkane, tërmete, uragane, batica, zbatica etj. Toka është një planet dinamik. Në historinë e saj ajo ka zhdukur dhe lindur kontinente të rinj.
Një ishull i ri është shfaqur në sipërfaqen e Oqeanit Paqësor jugperëndimor pas shpërthimit të një vullkani nënujor, njoftoi NASA.
Sipas vëzhgimit të “NASA Earth”, sipërfaqja e ishullit të ri është sa një hektar. NASA vuri në dukje se ishulli “i sapokrijuar” ka përparuar shumë shpejt.
“Studiuesit nga Shërbimi Gjeologjik i Tonga vlerësuan se sipërfaqja e ishullit është 4000 metra katrorë, ose 1 hektar, dhe lartësia është 10 metra mbi nivelin e detit, por ajo që është interesante është se ishulli aktualisht është “rritur” në 24 mijë metra katrorë, pra në 6 hektarë”, shprehen ata.
Ishulli i sapo zbuluar ndodhet në jugperëndim të ishullit Lata, në verilindje të Hunga Tonga-Hunga Ha’apai ndodhet në zonën e zhytjes Tonga-Kermadec, një zonë ku tre pllaka tektonike përplasen në kufirin që konvergohet më shpejt në botë.
Pllaka e Paqësorit po “zhytet” nën dy pllaka të tjera të vogla, duke krijuar një nga llogoret më të thella në Tokë dhe harqet vullkanike më aktive.
NASA shtoi gjithashtu në njoftimin e saj se ishujt e krijuar nga vullkanet nënujore shpesh janë jetëshkurtër.
Për kujtesë, kjo nuk është hera e parë që shpërthimet vullkanike çojnë në krijimin e një ishulli të ri, ka pasur periudha shpërthimesh në 1852 dhe 1857, kur ishujt e vegjël u formuan përkohësisht pas të dyja ngjarjeve. NASA kujtoi gjithashtu se shpërthimet në 1984 dhe 2006 prodhuan ishuj kalimtarë me shkëmbinj që ishin 50 deri në 70 metra të larta.