image Vulin: Serbia do të marrë armët më të fundit nga Rusia

Rajon

Vulin: Serbia do të marrë armët më të fundit nga Rusia

news image

Ushtria dhe policia e Serbisë, në përputhje me marrëveshjet dhe kontratat ekzistuese, do të marrin pajisjet dhe armët më të fundit nga Rusia.

Kështu tha ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin.

Ai nuk dha detaje në një intervistë për agjencinë RIA Novosti, por tha se ushtria dhe policia e Serbisë, bazuar në marrëveshjet dhe kontratat e lidhura më parë me Federatën Ruse, “do të bëhen shumë më të forta”.

Ndryshe dje në Serbi ka qëndruar edhe ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov.

Ai ndër të tjerash theksoi se përkrahin zgjidhjen më të mirë për Serbinë, sa i përket çështjes së Kosovës.

/Gazeta Sinjali/