image Vulin s'e mohon përfshirjen e Kishës Ortodokse Serbe në krijimin e ‘botës serbe’

Rajon

Vulin s’e mohon përfshirjen e Kishës Ortodokse Serbe në krijimin e ‘botës serbe’

news image

Zëvendëskryeministri i Serbisë i sanksionuar nga Amerika, Aleksandar Vulin, ka thënë dje në Kuvendin e Serbisë se çdo politikan duhet të mendojë dy herë para se të thotë diçka për Deklaratën për Mbrojtjen e të Drejtave Kombëtare dhe Politike dhe Ardhmërinë e Përbashkët të Popullit Serb.

Vulin tha se në aspektin politik dhe historik, Deklarata është dokumenti më i gjerë i miratuar nga populli serb, një dokument në të cilin “serbët e të gjitha besimeve” përmenden për herë të parë dhe një dokument që përcakton qartë pozicionin e RS. Vet Vulin ishte ideator i krijimit të ‘Botës Serbe’.

Ai paralajmëroi se nuk do të ketë Serbi nëse humbet RS dhe se e keqja gjatë brezave i është afruar Serbisë duke shkatërruar, asgjësuar serbët jashtë Serbisë dhe duke hequr të drejtën e tyre për të menduar serbisht.

“Kjo Deklaratë meriton absolutisht mbështetjen e kujtdo që kujdeset për RS-në dhe serbët, pa marrë parasysh se ku jetojnë dhe Serbinë” – tha Vulin, i cili është gjithashtu senator i RS.

Duke iu përgjigjur akuzave të disa deputetëve se në këtë situatë autoritetet po keqpërdorin Kishën Ortodokse Serbe dhe patriarkun e saj, Vulin tha se Kisha Ortodokse Serbe është rojtare e thelbit të popullit serb dhe se mbështetja e kishës ka një peshë specifike.

/GazetaSinjali/