image Vulini nervozohet me kryeministrin e Malit të Zi pasi ai uroi Kurtin për pozitën e kryeministrit

Politikë

Vulini nervozohet me kryeministrin e Malit të Zi pasi ai uroi Kurtin për pozitën e kryeministrit

news image

Ministri i Mbrojtjes në Serbi, Aleksandar Vulin, ka reaguar ndaj kryeministrit të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, pasi ai uroi Albin Kurtin për detyrën e re të kryeministrit, shkruan Novosti, transmeton Gazeta Sinjali.

Vulin ia ka përkujtuar Krivokapiq 10 mijë vaksinat antiCOVID që Mali i Zi i ka pranuar donacion nga Serbia në ditën e djeshme.

“Në ditën që ai pranoi 10 mijë vaksina nga Serbia dhe Presidenti Vuçiq, një letër urimi nga Krivokapiq për Albin Kurtin u publikua. Kryeministri i Malit të Zi i shprehu urimet e tij kështu që askush nuk do të mendonte se Kosova nuk ishte shtet për të. Kur flitet për Srebrenicën, Krivokapiq i referohet ligjit ndërkombëtar kur dërgon “respektin më të thellë për Kurtin” por nuk përmend rezolutën 1244. Vaksinat nga Serbia ishin të mira për shëndetin e tij, si dhe urimet për Kurtin”, ka thënë Vulin./Gazeta Sinjali/