image Vulin i përgjigjet Beçiqit: Nëse mendon se Kosova është shtet thuaje

Politikë

Vulin i përgjigjet Beçiqit: Nëse mendon se Kosova është shtet thuaje

news image

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Aleksandar Vulin, i është përgjigjur kërkesës së kryetarit të parlamentit malazez, Aleksa Beçiq, që Serbia ta ekstradojë Svetozar Maroviqin i cili akuzohet në Mal të Zi për korrupsion.

Vulin në përgjigjien e tij ka përmendur edhe Kosovën, ku ka thënë se kjo e fundit “nuk është shtet“.

Nëse Beçiq mendon se e ‘ashtuquajtura Kosovë’ është një shtet, le ta thotë hapur dhe t’ua shpjegojë serbëve në Malin e Zi, dhe mos u fsheh pas historisë për pozicionin e bashkësisë ndërkombëtare. Të dyja, Rusia dhe Kina janë bashkësia ndërkombëtare, kështu që Beçiq nuk thotë se do ta respektojë qëndrimin e tyre se e ashtuquajtura Kosovë nuk është shtet “, theksoi Vulin,  njoftoi Ministria e Brendshmee Serbisë, raporton Tanjug.

Në vitin 2017, Mali i Zi lëshoi ​​një urdhër për Svetozar Maroviqin dhe djalin e tij, Milloshin, për vuajtjen e një dënimi me burgim në Mal të Zi lidhur me disa keqpërdorime në Budva, që i shkaktuan dëme multimilionëshe buxhetit lokal./Gazeta Sinjali/