image Vuçiqi s'lodhet për zhgënjimin e Amerikës: Edhe Dodik është i sanksionuar, por unë rri e pi me të

Rajon

Vuçiqi s’lodhet për zhgënjimin e Amerikës: Edhe Dodik është i sanksionuar, por unë rri e pi me të

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur rreth zhgënjimit të Departamentit të Shtetit të ShBA-së për përfshirjen e Aleksandar Vulin dhe Nenad Popoviq në kabinetin e ri qeveritar, ku të dy janë të sanksionuar nga Uashingtoni.

Ai ka thënë se “Qeveria e Serbisë zgjidhet nga qytetarët serbë”, duke shtuar se edhe presidenti i Republika Srpska, Milorad Dodik është nën sanksione amerikane, por që ai vazhdimit rri me të, raporton Nova.

“Epo edhe Dodik është i sanksionuar por që është pranë meje. Kështu që le të pimë. Ne pimë bashkë një herë në javë, ai mban një gotë raki, unë një gotë vere dhe çfarë?”, është shprehur Vuçiq.

“Nuk është lajm i mirë për ne [shprehja e zhgënjimit], por të shpresojmë që të kemi marrëdhënie të mira me partnerët amerikanë. Nuk jam i lumtur me reagimin e tyre, por qeveria zgjidhet nga qytetarët, kështu që ç’nënkupton ajo”.

“Kur ata vendosin sanksionet ndaj dikujt, ne duhet ta ulim kokën dhe të themi: Po, faleminderit që na njoftuat se kush nuk vlen. Epo edhe Dodik është zgjedhur nga njerëzit dhe unë do të kem respekt për ta, sikurse kam respekt për ata që janë zgjedhur këtu”.

/GazetaSinjali/