image Vuçiqin e bën nervoz flamuri kuq e zi në zyrën e Kurtit, i kërkon llogari ambasadorit britanik

Kosovë

Serbi/ Vuçiqin e bën nervoz flamuri kuq e zi në zyrën e Kurtit, i kërkon llogari ambasadorit britanik

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është bërë nervoz me një detaj nga takimi që ka pasur në Prishtinë, ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abott, me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

Flamuri kombëtar shqiptar në prapavijën e fotografisë nga takimi Abott-Kurti e ka irrituar tej mase presidentin serb, shkruan Gazeta Sinjali.

Vuçiq ka reaguar ashpër duke i kërkuar llogari ambasadorit Abott. “Në cilin shtet i ka fituar zgjedhjet Albin Kurti?”, ka pyetur Vuçiq. Ai ka thënë se do të vazhdojë ta bëjë këtë pyetje derisa të marrë një përgjigje.

“Pyetja ime për ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë: Cilat zgjedhje i ka fituar Kurti, në çfarë shteti? Dhe flamuri që i qëndroni përballë cilit shtet i takon, shkëlqesia juaj? Unë do të vazhdoj t’iu pyes derisa të marr një përgjigje për këto pyetje”, ka shkruar Vuçiq në Twitter.

Me flamurin kuq e zi Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para në rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 6 tetirut, Me atë flamur në sfond janë fotografuar edhe ambasadorë të ndryshëm të vendeve të huaja në Kosovës. /Gazeta Sinjali/