image Vuçiqi thotë se po konsiderojnë blerjen e avionëve Rafale nga Franca

Rajon

Vuçiqi thotë se po konsiderojnë blerjen e avionëve Rafale nga Franca

news image

Serbia planifikon të blejë aeroplanë luftarakë francezë “Rafale”, ka bërë të ditur sot presidenti serb Aleksander Vuçiq.

Reuters shkruan se ekspertët e panë këtë si “shenja e fundit që Beogradi po distancohet nga furnizuesi tradicional i armëve dhe aleati i Rusisë”.

Ne kemi negociuar për blerjen e 12 avionëve të rinj në vit dhe gjithashtu planifikojmë të blejmë edhe 12 avionë të tjerë të përdorur nga një vend tjetër”, tha Vuçiq.

Presidenti i Serbisë theksoi po ashtu se Beogradi po shqyrton edhe blerjen e avionëve shtesë për të zëvendësuar avionët e prodhuar në ish-Jugosllavia.

Serbia dhe Dassault Aviation, një kompani franceze për prodhimin e avionëve ushtarakë dhe të biznesit, kanë diskutuar për blerjen dhe shitjen e 12 avionëve, njoftoi javën e kaluar gazeta franceze “Tribune Weekly”.

Reuters kujton se Serbia para tre vitesh bleu “Mistral”, sistemin francez tokë-ajër, ndërsa në vitin 2016 bleu helikopterë nga “Airbus”.

“Ne jemi të interesuar të prokurojmë ‘Rafale’, po kërkojmë mënyrën më të mirë për t’i blerë ato, pa rrezikuar financat tona publike”, shtoi Vuçiq.

/GazetaSinjali/