Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, është daklaruar për here të parë pas dorzimit të kornizes se re, nga Miroslav Lajçak dhe këshilltarët e Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz.
Sipas Vuçiq, ai I ka refuzuar këto dokumente, por nuk e di se çka përmbajnë pasi që nuk ka pasur shumë kohë që të I lexojë.
‘’E lexova atë letër. Nuk mund të them se mbaj mend katër faqe pas pesëmbëdhjetë minutash leximi. Është e qartë se dokumenti nuk ka rrjedhë në publik nga pala serbe. Se a është publikuar nga shqiptarët apo dikush tjetër, sepse i shkon për shtat të përdor mediat, nuk më intereson. Pavarësisht nëse kjo është plotësisht e vërtetë ose jo, nuk mund të mbaj mend çdo detaj, por e di se cilat ishin idetë e dikujt”, tha Vuçiq për një media serbe.
Ai deklaroi probleme do të ketë edhe nëse e pranon, ose e refuzon propozimin.
“Nëse pranojmë, kurrë nuk do të mund ta përjashtojmë më Prishtinën nga OKB-ja”, tha Vuçiq.