image Vuçiqi pas takimit me serbët nga Kosova: Së shpejti me platformë të përbashkët

Politikë

Vuçiqi pas takimit me serbët nga Kosova: Së shpejti me platformë të përbashkët

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me përfaqësuesit e serbëve nga Republika e Kosovës tha se të gjitha ekipet do të vazhdojnë të punojnë edhe në shtatë ditët e ardhshme për të dalë me një deklaratë të përbashkët për shumë çështje, e ndër to edhe çështja e zgjedhjeve të 23 prillit në Kosovë, në të cilat serbët, siç tha ai, nuk do të marrin pjesë.

Ai ka thënë se edhe njerëzit nga veriu edhe nga jugu i Kosovës kanë shfaqur zemërim dhe inat të madh ndaj autoriteteve në Prishtinë dhe ndaj heshtjes së bashkësisë ndërkombëtare, raporton N1.

“Biseduam për të gjitha problemet, gjendjen e sigurisë, e cila është e vështirë”, tha ai. “Pakënaqësia dhe zemërimi i popullit tonë për shkak të shkeljes së marrëveshjes së targave dhe arrestimit të njerëzve, po arrin kulmin – ideja ime për të rënë dakord sot dhe për të dalë me qëndrime – nuk ishte e mundur, ndaj u tërhoqa”, theksoi ai.

Presidenti serb ka thënë se takimi i radhës do të jetë në Rashkë, ku do të jenë të ftuar ministrat dhe kryeministrja serbe. Deri atëherë, ai tha se do të bihet dakord për një platformë të përbashkët.

“Tema ishte se çfarë mund të bëjë Serbia për njerëzit më vulnerabël në Kosovë – sa i përket punësimit, pozitës ekonomike – dhe se do të dalë me masa konkrete edhe në këtë drejtim”, tha ai.

“Ata janë veçanërisht të indinjuar nga arrestimi i serbëve dhe përpjekja që të gjithë ata që u bënë rezistencë tentativave të dhunshme që Kurti bëri në veri të Kosovës, njerëzit nuk do ta tolerojnë më, është një përpjekje për pastrim të Kosovës nga të gjithë ata që një ditë do të kundërshtonin”, tha ai, duke shtuar se kishte një kërkesë për ruajtjen e paqes. 

/GazetaSinjali/