image Vuçiqi kujdeset të mos e shfaq Kurtin në fotografitë e debatit në Davos - Sinjali

Vuçiqi kujdeset të mos e shfaq Kurtin në fotografitë e debatit në Davos

news image

“World Economic Forum”, sot po mbanë një tryezë me temën “Diplomacy Dialogue for the Western Balkan”, në të cilën po marin pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor dhe pjesëmarrës tjerë.

Në këtë diskutim, përballë njëri-tjetrit kanë qenë kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe i pari i shtetit serb, Aleksander Vuçiq, shkruan Gazeta Sinjali.

Megjithatë, ky i fundit, në njoftimin që ka lëshuar në profilin e tij në “Instagram” lidhur me këtë organizim është kujdesur që të mos e shfaq fare kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, në tri fotografitë që kishte publikuar për këtë ngjarje.

Për dallim nga Vuçiqi, ndryshe ka vepruar Zyra për Media e Qeverisë së Kosovës, e cila në komunikatën e lëshuar për këtë organizim ka bashkëngjitur fotografitë ku shihet paneli i plotë i pjesëmarrësve, përfshirë edhe presidentin serb, Aleksander Vuçiq.

Pjesë e takimit kanë qenë edhe Alexander Schallenberg – shef i diplomacisë së Austrisë, Stevo Pendarovski-president i Maqedonisë së Veriut dhe emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: