Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
“Një bisedë shumë e mirë me Presidentin e Federatës Ruse Vladimir Vladimirovich Putin”, shkroi ai në një postim në Instagram, ku tregoi me video se çfarë biseduan.
“Shkëmbyem mendime për të gjitha çështjet tona të rëndësishme dypalëshe, duke përfshirë ato ekonomike”, tha Vuçiq.
Ai tha se e falënderoi Putinin “që u sigurua që Serbia të ketë sasi të mjaftueshme të gazit këtë dimër, me çmime shumë të favorshme”.
“Kemi biseduar edhe për çështje të rëndësishme politike dhe për këtë do të flas nesër në RTS”, tha ndër tjerash presidenti serb.