image Vuçiq - Zaevit: Jemi të gatshëm të ofrojmë çdo ndihmë vëllazërore

Rajon

Vuçiq – Zaevit: Jemi të gatshëm të ofrojmë çdo ndihmë vëllazërore

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u ka dërguar ngushëllime familjeve të viktimave nga zjarri në Tetovë, transmeton Gazeta Sinjali.

Ai ka thënë se Serbia ndan “dhimbje të mëdha” me njerëzit e Maqedonisë Veriore dhe është e gatshme t’i japë “ndihmë vëllazërore” këtij vendi.

Vuçiq, bisedoi sot me kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev, dhe, me rastin e zjarrit në spitalin në Tetovë, shprehu ngushëllimet e tij në emër të të gjithë qytetarëve serbë për familjet e viktimave dhe qytetarë të Maqedonisë Veriore.

Në të njëjtën kohë, ai i tha kryeministrit maqedonas se Serbia është e gatshme të ofrojë çdo ndihmë.

“Qytetarët e Serbisë janë në dhimbje së bashku me njerëzit në Tetovë. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë çdo ndihmë vëllazërore, sepse qytetarët e Maqedonisë nuk janë vetëm në këtë tragjedi”, tha Vuçiq në një bisedë telefonike me Zaev, shkruan Tanjug.

/Gazeta Sinjali/