image Vuçiq tregon sesa për qind e serbëve duan të luftojnë për Kaçanikun

Rajon

Vuçiq tregon sesa për qind e serbëve duan të luftojnë për Kaçanikun

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se vetëm 1% e serbëve duan të luftojnë për Kaçanikun.

“Ne jemi te gatshëm të luftojmë për kafiteri por për Kaçanikun duan të luftojnë vetëm 1% e popullsisë”  ka thënë Vuçiq për mediat serbe.

Duke folur për bisedimet, Vuçiq tha se të gjithë përfshirë edhe BE-në duan pavarësinë e Kosovës dhe se së shpejti Serbisë do t’i ngushtohet “hapësira manovruese”.

Vuçiq ka përmendur edhe opinionin e GJND-së duke thënë se Serbia ka humbur aty. Duke folur për gjendjen në rajon, Vuçiq ka thënë se diçka e çuditshme është duke ndodhur dhe se të gjithë po blejnë armë.

“Unë nuk mendojë se shqiptarët ne Kosovë e Metohi nuk do të blejnë tanke leopard, por nuk e përjashtojë mundësinë që ata do të blejnë armë antiblind” ka thënë ai./ Gazeta Sinjali/