Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar sot se janë shtyrë edhe për 30 ditë sanksionet amerikane ndaj industrisë së naftës të Serbisë, shkruan Gazeta Sinjali.
“Ia dolëm! Morëm edhe 30 ditë shtyrje të sanksioneve për NIS-in. Faleminderit të gjithë njerëzve në Serbi që u angazhuan dhe faleminderit partnerëve tanë amerikanë për mirëkuptimin e tyre. E ruajtëm stabilitetin, po e kthejmë Serbinë në rrugën e suksesit”, ka shkruar Vuçiqi në postimin e tij në Instagram.
Kjo është hera e dytë që këto sanksione shtyhen për rreth një muaj.
Pasi që, më 26 shkurt, SHBA-ja e shtyu për një muaj vendosjen e shpallur të sanksioneve kundër industrisë së naftës të Serbisë (NIS ) për shkak të pronësisë ruse dhe ai afat duhej të skadonte më 29 mars në orën 6 të mëngjesit.