image Vuçiq thotë se është lodhur nga liderët e BE-së

Rajon

Rajon/ Vuçiq thotë se është lodhur nga liderët e BE-së

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se është lodhur nga deklaratat e liderëve të BE-së në lidhje me vendin e tij, Rusinë dhe Kinën.

Gjatë një interviste në Davos, Vuçiq tha se është “i ngopur nga ligjëratat” nga liderët evropianë për lidhje të ngushta me Rusinë dhe Kinën, duke insistuar se Beogradi mbetet i përkushtuar për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Aleksandër Vuçiç, është shprehur se Serbia është ende në rrugën për t’u anëtarësuar në BE, megjithë zhgënjimin me projektin.

“Serbia nuk është shumë entuziaste, por ne jemi akoma të angazhuar në një rrugë të BE-së sepse nuk shohim një alternativë të vërtetë. Ne kemi qenë në atë rrugë prej 20 vjetësh. Unë mendoj se, përveç Turqisë, asnjë vend i vetëm nuk ka pritur kaq shumë vjet“, ka thënë ai./Gazeta Sinjali/