image Vuçiq tha se Libia ka çnjohur Kosovën, ambasadori Kryeziu takon homologun nga Libia

Politikë

Vuçiq tha se Libia ka çnjohur Kosovën, ambasadori Kryeziu takon homologun nga Libia

news image

Ambasadori i Kosovës në Portugali, Ylber Kryeziu, ka takuar ambasadorin e Libisë në Portugali, Saad A. A. Erhayem me të cilin kanë biseduar për forcimin e bashkëpuimit në mes dy shteteve.

E Libia ka qenë një ndër 9 vendet, për të cilat presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka pretenduar se e ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

MIrëpo ambsadori i Kosovës sot është takuar mat homologun nga Libia në Portugali.

“Kënaqësi të pritesh nga Saad A. A. Erhayem, ambasador i Libisë në Portugali. E falënderova ambasadorin Erhayem për pritjen miqësore dhe miqësinë e Libisë ndaj Kosovës. Kosova dhe Libia do të vazhdojnë forcimin e lidhjes së tyre”, ka shkruar ambsadori i Kosovës në Portugali.

/GazetaSinjali/