image Vuçiq telefonon Erdoganin: E informova për përshkallëzimin e dhunës ndaj komunitetit serb në Kosovë

Politikë

Vuçiq telefonon Erdoganin: E informova për përshkallëzimin e dhunës ndaj komunitetit serb në Kosovë

news image

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar në telefon me Presidentin e Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, për aktualitetin në Kosovë dhe kronologjinë e ngjarjeve që çuan në përshkallëzimin e dhunës ndaj komunitetit serb.

Në një postim në Instagram, Vuçiq ka shtuar se kanë diskutuar edhe për çështje rajonale dhe janë pajtuar se paqja dhe stabiliteti janë më të nevojshme se kurrë.

“Ne kemi konfirmuar gatishmërinë tonë për të vazhduar bashkëpunimin e shkëlqyer në të gjitha fushat me interes të përbashkët”, shtoi Vuçiq.

/GazetaSinjali/