Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar sot komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, admiralin Stuart B. Munsch, dhe ka shprehur shqetësimin për përkeqësimin drastik të situatës edhe ashtu të vështirë të komunitetit serb në Kosovë.
Vuçiq përsëriti se Serbia pret që KFOR-i të mbajë një pozicion neutral ndaj statusit bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe të veprojë në mënyrë proaktive për të parandaluar çdo përçarje të situatës së sigurisë në terren.
“Shpreha shqetësimin serioz për përkeqësimin drastik të situatës tashmë të vështirë të komunitetit serb në Kosovë dhe Metohi dhe përsërita se Serbia mbështet angazhimin e KFOR-it në zbatimin e rreptë, të plotë dhe të paanshëm të mandatit të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. si dhe që presim që KFOR-i të mbajë një pozicion neutral ndaj statusit dhe të veprojë në mënyrë proaktive për të parandaluar çdo ndërprerje të situatës së sigurisë në terren”, tha Vuçiq në rrjetin social Instagram.