image Vuçiq takon Lajçakun: Përsërita se po kryejmë hetim serioz për të zbuluar autorët e sulmit në Ibër-Lepenc

Politikë

Vuçiq takon Lajçakun: Përsërita se po kryejmë hetim serioz për të zbuluar autorët e sulmit në Ibër-Lepenc

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit në Bruksel është takuar edhe me emisarin evropian, Miroslav Lajçak.

Vuçiq ka bërë të ditur se çfarë ka biseduar me Lajçakun, me ç’rast ka njoftuar se i ka thënë atij se Beogradi është i gatshëm të bashkëpunojë në identifikimin e autorëve pas shpërthimit në kanalin ujor të Ibër-Lepencit.

“Përsërita se ne jemi duke kryer një hetim serioz dhe do të bashkëpunojmë me të gjitha palët për të zbuluar faktet, autorët dhe më e rëndësishmja, organizatorët e asaj që ndodhi në Varagë…”, tha Vuçiq.

Kosova ka akuzuar Serbinë në lidhje me sulmin terrorist në fshatin Varagë të Komunës së Zubin Potokut që si pasojë dëmtoi kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, nga ku furnizohen me ujë disa qytete të vendit, si dhe Korporata Energjetike e Kosovës.

Shpërthimi ndaj kanalit në Ibër Lepenc e dënua fuqishëm edhe nga ndërkombëtarët.

/GazetaSinjali/