image Vuçiq takohet me Blinken në Munich: Folëm për marrëdhëniet Kosovë – Serbi

Politikë

Vuçiq takohet me Blinken në Munich: Folëm për marrëdhëniet Kosovë – Serbi

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, në hapje të Konferencës së Sigurisë në Munich.

Vuçiq bëri të ditur se me Blinken folën për marrëdhëniet në mes Kosovës e Serbisë, teksa tha u konfirmuan edhe përmirësimet e marrëdhënieve dypalëshe në mes Serbisë e ShBA-së.

Kujtojmë se më herët, Vuçiq u takua edhe me presidentin e Francës, Emmanuel Macron e Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.

Në Konferencën e Sigurisë do të marrë pjesë edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.

/GazetaSinjali/