Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar sot me ambasadorin e Federatës Ruse, Aleksandar Bocan-Kharchenko, njoftoi Kabineti i presidentit serb.
Në deklaratë thuhet se Vuçiq e ka njoftuar bashkëbiseduesin e tij për situatën aktuale në Ballkanin Perëndimor.
“Ambasadorja Bocan-Kharchenko e uroi Presidentin për rizgjedhjen në postin përgjegjës të kreut të shtetit dhe i uroi që të vazhdojë të kontribuojë në përparimin e shoqërisë dhe ekonomisë serbe përmes punës së përkushtuar”, thuhet në deklaratë, shkruan danas.
Duke falënderuar për urimet, presidenti Vuçiq tha se Serbia, në rrugën e saj evropiane, do të vazhdojë të ruajë “miqësitë dhe partneritetet tradicionale me Rusinë dhe Kinën“.
Në takim u bisedua për zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve dypalëshe serbo-ruse, duke përfshirë edhe fushën e energjisë, me shpresën se së shpejti do të fillojnë bisedimet për sasitë, çmimet dhe kushtet e tjera të furnizimit me gaz.
Gjatë takimit thuhet se presidenti Vuçiq është shprehur për përfundimin e konfliktit në Ukrainë.