Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është takuar me ambasadorët e shteteve të Quintit – Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermanisë, si dhe me shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian në Beograd.
Në takim po merr pjesë ministri serb i Mbrojtjes Millosh Vuçeviq, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Milan Mojsiloviq, shkruan Tanjug.