image Vuçiq takohet me admiralin e NATO-së Bauer, ja çfarë diskutuan

Politikë

Vuçiq takohet me admiralin e NATO-së Bauer, ja çfarë diskutuan

news image

Presidenti i Serbisë Aleksadar Vuçiq tha se paqja dhe shtensionimi i tensioneve janë detyra kyçe për të gjithë.

Ai këto komente i bëri pas takimit në Beograd me kreun e Komitetit ushtarak të NATO-s, admiralin Tob Bauer.

Siç njoftoi presidenti serb përmes llogarisë së tij në Instagram, shteti i tij vazhdon të jetë neutral në aspektin ushtarak, por do të vazhdojë të ketë “bashkëpunim korrekt” me NATO-n.

Takimi midis Vuçiqit dhe admiralit Bauer vjen katër ditë para përfundimit të afatit të vendosur nga Qeveria e Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa me akronime serbe për qytetet e Kosovës.

/GazetaSinjali/