image Vuçiq “spiunon” për atmosferën brenda Samitit: Kovachevski i reagoi ashpër Kurtit

Politikë

Vuçiq “spiunon” për atmosferën brenda Samitit: Kovachevski i reagoi ashpër Kurtit

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, që ishte pjesë e darkës joformale në Athinë, ka folur për ato që, sipas tij, janë thënë e kanë ndodhur gjatë takimit me liderët e Ballkanit Përendimor, zyrtarëve evropianë dhe liderë të tjerë.

Vuçiq deklaroi se gjatë darkës, Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Dimitar Kovachevski, ishte i ashpër me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, për shkak të vizitës së tij, e konsideruar jozyrtare nga qeveria maqedonase, në Tetovë, javën e kaluar.

Sipas presidentit serb, reagimi i Kovachevskit ndaj Kurti ishte “surprizues” për disa prej pjesëmarrësve në darkë.

Vuçiq thotë të ketë folur me kryeministrin Kovachevski dhe t’i ketë thënë “maqedonasit janë vëllëzërit tanë”.

Ai gjithashtu, ‘spiunoi’ pak edhe për Kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq, për të cilin tha se ka mbajtur një fjalim kuptimplotë në darkë.

/GazetaSinjali/