Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk mund të ketë bisedime në rast se Kosova kërkon njohjen e pavarësisë dhe kërkim faljen.
Sipas Vuçiq, nëse Prishtina zyrtare nuk dëshiron të flasë për gjëra substanciale atëherë s’ka as dialog, ka thënë ai për mediat serbe.
“Por, përsëri shpresoj se do të ketë njerëz më të arsyeshëm, racional e të cilët e kuptojnë se sa është e rëndësishme të flasim dhe të përpiqemi të gjejmë një kompromis. Dhe nëse nuk dëshirojnë, nëse mendojnë se mund ta mposhtin Serbinë me shantazhe, gabohen”, ka thënë Aleksander Vucic.
Me krijimin e qeverisë së re në Kosovë, janë rihapur sërish temat për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, ku edhe presidenti i SHBA-ve, Donald Trump i ka shkruar presidentit serb Vuçiq ku i ka kërkuar normalizim të raporteve me Kosovën./ Gazeta Sinjali/