image Vuçiq: Situata me Kosovën është e keqe, gjithçka ka të bëjë me pranimin e tyre

Rajon

Vuçiq: Situata me Kosovën është e keqe, gjithçka ka të bëjë me pranimin e tyre

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas prezantimit të armëve “Mburoja 2022” tha se Serbia është gardiane e paqes dhe stabilitetit dhe se kështu do të vazhdojë.

Vuçiq tha se Serbia nuk ka asgjë të mirë për të pritur në lidhje me Kosovën dhe theksoi se dialogu me Kurtin tani nuk po zhvillohet.

Nuk kemi asgjë të mirë për të pritur. Shumë mendojnë se situata në Ukrainë do të zëvendësohet me Kosovën, nuk kemi të presim asgjë të mirë nga bisedimet për Kosovën, sepse nuk flasim“, tha Vuçiq.

I pari i Serbisë, ka komentuar edhe gjendjen në Kosovë, e cila sipas tij nuk është e mirë, sepse siç thekson ai, gjithçka po shkon drejt dëbimit të serbëve nga Kosova, shkruan index.hr.

Sa i përket njohjes së Kosovës si shtet, Vuçiq tha se është skeptik lidhur me këtë çështje.

/GazetaSinjali/