image Vuçiq: Situata e sigurisë në rajon po ndërlikohet, po vazhdojmë ta forcojmë ushtrinë

Rajon

Vuçiq: Situata e sigurisë në rajon po ndërlikohet, po vazhdojmë ta forcojmë ushtrinë

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, në Nish ka thënë se situata e sigurisë në botë, por edhe në rajon është e ndërlikuar dhe se si rezultat i kësaj gjendje Serbia do të duhet të bëjë investime shtesë në ushtri.

Vuçiq thotë se ushtria e Serbisë duhet të jetë e gatshme për çdokënd që ia mësyn Serbisë.

Rritja e konflikteve në Evropën Lindore, konfliktet në rritje, ekonomike-energjetike-politike mes Perëndimit dhe Kinës dhe Perëndimit dhe Rusisë dhe përmbysja e interesave të fuqive të mëdha dhe rajonale na japin detyrimin për të forcuar më tej ushtrinë serbe”, tha Vuçiq.

Vuçiq para gazetarëve tha se i është prezantuar një plan dhe program pesëvjeçar (2022-2027) për pajisje dhe armatosje, shkruan N1.

Vuçiq tutje shtoi se në atë plan janë propozuar investime të mëdha në ushtri dhe se për këtë ka biseduar me ministrin Stefanoviq dhe se duhet të investohen më shumë se 500 milionë euro në vit, edhe pse kërkesat e ushtrisë shkojnë deri në 700 milionë euro.

Ky është një buxhet tjetër ushtarak”, shtoi Vuçiq, duke shtuar se kompleksiteti i situatës duhet pasur parasysh.

Sipas tij, është e nevojshme të sigurohet siguria e kufijve, të sigurohet vendi me energji, energji elektrike dhe gaz të mjaftueshëm, si dhe të sigurohet mjaftueshëm ushqim dhe ujë për të ardhmen.

/GazetaSinjali/