image Vuçiq: Shqiptarët s'duan zgjidhje kompromisi, njohja është e pakuptimtë për Serbinë

Rajon

Vuçiq: Shqiptarët s’duan zgjidhje kompromisi, njohja është e pakuptimtë për Serbinë

news image

Qeveria e Serbisë sot ka mbajtur seancë tematike të veçantë kushtuar Kosovës ku mori pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, teksa tani ka dhënë detaje nga ajo seancë, shkruan Gazeta Sinjali.

Presidenti Aleksandar Vuçiq, deklaroi se i informoi anëtarët e Qeverisë së Serbisë në seancën e sotme për dialogun me Kosovën dhe se ai u tregoi atyre se Serbia nuk mund të pranojë qëndrimin e Kosovës se do të formojë Asociacionin e Komunave Serbe pas njohjes së pavarësisë.

“Serbia nuk mund të pranojë qëndrimin e Kosovës se Asociacioni i Komunave Serbe do të formohet pas njohjes së pavarësisë, sepse ky është një detyrim i pakushtëzuar i paraparë me Marrëveshjen e Brukselit”.

“Ata janë përkushtuar ndaj Asociacionit. Kjo na vë në një situatë ku shqiptarët nuk duan një zgjidhje kompromisi,”  tha ai duke shtuar njohja është e pakuptimtë për Serbinë.

Bashikimi i komunave serbe është një temë kryesore në bisedën me Kosovën, dhe siç shprehet Vuçiq, “djalli gjithmonë fshihet në detaje”.

Siç thotë ai, Serbia nuk po heq dorë nga ato që janë shkruar në planin e zbatimit, dhe këto detaje tregojnë qartë se kemi të drejtë kur bëhet fjalë për Asociacionin e Komunave Serbe. /Gazeta Sinjali/