image Vuçiq shfaqet në gjendje jo të mirë, këshilltarja ia merr gotën e verës nga dora

Rajon

Vuçiq shfaqet në gjendje jo të mirë, këshilltarja ia merr gotën e verës nga dora

news image

Panairi i organizuar i prodhuesve të verërave në Beograd, ka qenë ndryshe prej herave tjera, kjo për faktin se aty morën pjesë edhe liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ata i mblodhi në Beograd takimi i radhës i nismës së “Open Ballkan”.

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq siç duket e ka shijuar  më shumë se të tjerët këtë panair për faktin se ka pirë më shumë gota verë. Në pamjen e transmetuara shihet një gjendje jo krejt normale e presidentit serb.

Ndërkohë në internet janë bërë virale videot në të cilat Vuçiq shihet i dehur. Në një rast, teksa ka në dorë një gotë me verë të cilën tenton ta provojë, ndërhyn këshilltarja e tij dhe ia merr gotën kinse për ta provuar dhe më pas tenton ta lë diku larg Vuçiqit.


Por presidenti serb reagon menjëherë duke thënë se këshilltarja e tij ka frikë se ka pirë shumë. Ajo i thotë se s’është e frikësuar por që kryeministri i Shqipërisë është duke pritur.

Vuçiq më pas ankohet duke thënë se kryeministri i Shqipërisë s’ka pirë asgjë.

/GazetaSinjali/