Panairi i organizuar i prodhuesve të verërave në Beograd, ka qenë ndryshe prej herave tjera, kjo për faktin se aty morën pjesë edhe liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ata i mblodhi në Beograd takimi i radhës i nismës së “Open Ballkan”.
Presidenti serb, Aleksander Vuçiq siç duket e ka shijuar më shumë se të tjerët këtë panair për faktin se ka pirë më shumë gota verë. Në pamjen e transmetuara shihet një gjendje jo krejt normale e presidentit serb.
Ndërkohë në internet janë bërë virale videot në të cilat Vuçiq shihet i dehur. Në një rast, teksa ka në dorë një gotë me verë të cilën tenton ta provojë, ndërhyn këshilltarja e tij dhe ia merr gotën kinse për ta provuar dhe më pas tenton ta lë diku larg Vuçiqit.
Pijani Vucic šikanirao svoju savetnicu, koja je pokušavala da mu otme čašu i da ga urazumi. Da pazi i da može napraviti skandal, pošto je bio vidno pijan..
— Aleksandar R – Feljton.rs (@FeljtonRs) September 1, 2022
Vučić je oteo nazad njegovu čašu, a njoj rekao da se skloni od njega, kada ga je uhvatila pod ruku da ne padne.. pic.twitter.com/N4woDKZTjq
Por presidenti serb reagon menjëherë duke thënë se këshilltarja e tij ka frikë se ka pirë shumë. Ajo i thotë se s’është e frikësuar por që kryeministri i Shqipërisë është duke pritur.
Vuçiq më pas ankohet duke thënë se kryeministri i Shqipërisë s’ka pirë asgjë.
/GazetaSinjali/