image Vuçiq: S’është e këndshme të qëndrosh në Bruksel, kur bisedon me përfaqësues shqiptarë

Rajon

Vuçiq: S’është e këndshme të qëndrosh në Bruksel, kur bisedon me përfaqësues shqiptarë

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është nisur drejt Brukselit, ku do të zhvillohet takimi i dytë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Vuçiq ka publikuar një fotografi në aeroplan duke theksuar se “kurrë nuk është e këndshme të qëndrosh në Bruksel kur je duke biseduar me përfaqësues shqiptarë”.

Sipas tij është e rëndësishme për Serbinë sepse duke vepruar kështu, ata i ndihmojnë  njerëzve në paqe dhe stabilitet.

Kurrë nuk është e këndshme të udhëtosh ose të qëndrosh në Bruksel kur je duke biseduar me përfaqësues shqiptarë. Sidoqoftë, është e rëndësishme për Serbinë sepse duke vepruar kështu, ne po ndihmojmë njerëzit tanë, duke ruajtur paqen dhe stabilitetin, të cilat janë të një rëndësie thelbësore për përparimin ekonomik të të gjithë Serbisë”, tha Vuçiq.

“Në aeroplan, gjithmonë, ashtu si në ditët e studentëve, azhurnoj materialin dhe përgatitem për takime të vështira. Dorëzimi nuk është një opsion”, shkroi Vuçiq./Gazeta Sinjali/