image Vuçiq kërcënon për luftë të re ballkanike

Kosovë

Vuçiq kërcënon për luftë të re ballkanike

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kërcënuar për luftë të re në Ballkan nëse marrëveshja me Kosovën nuk arrihet sa më shpejt, shkruan Gazeta Sinjali.

Vuçiq në një konferencë për media ka thënë sot se marrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës është më mirë të arrihet sa më herët sesa vonë, e të ndodhë ndonjë konflikt.

“Shumëkush mund të mendojë se situata rreth Kosovës është më e mirë tash se më herët, për shkak të rrethanave të brendshme në Kosovë dhe se nuk mund të pritet presion më i madh mbi Serbinë deri në dhjetor dhe janar nga ana e fuqive të mëdha. Situata në Nagorno-Karabakh ka treguar se një konflikt i ngrirë mund të përshkallëzojë në katastrofë të vërtetë kur dikush ta shkrijë atë. Një nga mësimet është se nuk duhet që fëmijëve tanë t’u lëmë konflikt të ngrirë. Kompromisi nuk do të thotë se do ta arrijmë, pasi për këtë janë të nevojshme dy palë”, ka thënë Vuçiq para mediave serbe./Gazeta Sinjali/