image Vuçiq pyetet se nga i mori paratë Radoiçiq për vilën luksoze që e ndërtoi në Kosovë: Nuk jam prokuror

Politikë

Vuçiq pyetet se nga i mori paratë Radoiçiq për vilën luksoze që e ndërtoi në Kosovë: Nuk jam prokuror

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot se në hetimin për rastin e Milan Radoiçiq, nënkryetar deri vonë i Listës Serbe, dhe roli i tij në sulmin në Banjskë, do të shqyrtohen të gjitha aspektet, përfshirë këtu edhe atë se nga ku kanë ardhur paratë për armët në tregun e zi, duke thënë se nuk është prokuror për të folur.

“Nuk do t’ju pëlqejë përgjigja ime, Dragan Gjilas dhe Miroslav Aleksiq kanë shumë më tepër para, Radoiçiq i investoi paratë në shtëpinë e tij në Kosovë”, tha Vuçiq i pyetur nga një gazetar se ku i ka marrë Radoiçiq paratë për shtëpinë në liqenin e Gazivodës dhe armët që janë konfiskuar pas sulmit terrorist në veri të Kosovës.

“Nuk do të doja ta mbroja, sepse ai përgjigjet para organeve të drejtësisë, aktakuza vjen kur të përfundojë hetimi dhe të vërtetohen të gjitha faktet”, tha Vuçiq, duke shtuar se Radoiçiq ka pranuar gjithçka vetë dhe prokurori nuk po e ndjek penalisht atë për krime të lehta.

/GazetaSinjali/