image Vuçiq pretendon se 9 vende e kanë tërhequr njohjen e Kosovës: Po presim për të dhjetin

Politikë

Vuçiq pretendon se 9 vende e kanë tërhequr njohjen e Kosovës: Po presim për të dhjetin

news image

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, po pretendon se nëntë shtete e kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës. Sipas presidentit të Serbisë edhe një vend tjetër, i dhjeti, po pritet të veprojë njëjtë.

Siç raporton agjencia serbe e lajmeve Tanjug, në konferencën e përvitshme për media, Vuçiq ka thënë se 106 shtete nuk e kanë njohur Kosovën, 84 e kanë njohur pa mëdyshje, e 3 të tjera “nuk janë të qarta”.

“Kemi nëntë (vende) që kanë tërhequr njohjen – Somalia, Burkina Faso, Gaboni, Eswatini, Libia, Guinea, Antigua dhe Barbuda, Maldivet, Shën Lucia, ne jemi duke pritur për të dhjetin” – citohet të ketë thënë Vuçiq.

/GazetaSinjali/